Familjet shqiptare po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Nga viti në vit numri i lindjeve pëson ulje ndërsa gjatë periudhës korrik –shtator janë regjistruar 7.203 lindje ose 20.7% më pak krahasuar kjo me një vit më parë .
Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë ndërsa rritje shënon në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, e ndjekur nga Gjirokastra, Vlora dhe Lezha në krahasim me tremujorin e tretë 2016.
Sociologët shprehen se janë disa aspekte që kanë ndikuar në këtë situatë planifikimi familjar, emigracioni por edhe shtimi i vdekjeve. Ekspertët apelojnë për marjen e msaave të menjëhershmë të cilat duhet të stimulojnë lindjet e fëmijëve. Edhe Banka Botërore e ka ngritur një shqetësim të tillë në lidhje me plakjen e popullsisë në vendet e Ballkanit ku përfshihet dhe Shqipëria.
Banka Botërore sugjeron marrjen e masave të menjëhershme për të për frenuar përkeqësimin e situatës pasi kjo do të sillte ulje të produktivitetit, pasi plakja do të ulë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe do të frenojë rritjen mesatare vjetore të të ardhurave për frymë./ora news
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...