150 persona ranë në prangat e policisë gjatë një operacioni tre ditor të realizuar nga Europol.
Mes 17 vendeve të përfshira është edhe Shqipëria. Operacioni i koduar “Trivium” është zhvilluar kundër krimit të organizuar të pronave në Evropë.
Sipas Europol, janë kryer kontrolle në rrugë për persona dhe automjete, si dhe kontrolle ambientesh.
Europol e mbështeti operacionin duke shkëmbyer informacion mbi subjektet, automjetet dhe mënyrën e veprimit që qëndronin pas grupeve kriminale në kohë reale.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca vlerësoi suksesin, ndërsa thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç në luftën kundër krimit të organizuar./tch
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...
Izraeli ka filluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike t...
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...