Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se parafinancimin që përfiton shteti shqiptar, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për të vijuar rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, është si rezultat i përmbushjes së detyrave nga qeveria.
Në një lidhje direkte në Facebook, Rama theksoi se bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejtë nga BEn për Shqipërinë,
“Shpejtësia në marrjen e financimit do të thotë përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit, se ne nuk kemi program (qesh) të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme. Bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejtë nga bashkimi Europian për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e agjendës kombëtare të reformave dhe 34 kalojnë përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin në infrastrukturë. Besoj se kjo është një tjetër shenjë shumë e qartë e faktit që ne jemi duke ecur me shpejtësi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, tha Rama./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...