Ndonëse në ditët e fundit ka pasur një rritje të madhe të rasteve të reja me koronavirus, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat e vendosura kundër pandemisë në shqipëri.
Ekspertët e Komitetit e vlerësuan situatën pandemike në kontroll dhe theksuan se shifrat nuk duhen parë me frikë, por duhet shtuar respektimi i masave.
Kështu, do të vijojë puna e bareve dhe restoranteve deri në orën 23:00. Po ashtu, deri në këtë orë do të lejohet edhe qarkullimi i njerëzve.
Do të vijojë ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 personave, ndërsa aktivitetet sportive dhe kulturore do të operojnë me kapacitet 30%.
Hyrja e të huajve në Shqipëri bëhet vetëm me pasaportë vaksinimi dhe test negativ PCR./A2/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun