Një perlë e vërtetë e Ballkanit, po shfaqet gradualisht në peizazhin turistik evropian. Kështu cilësohet Shqipëria në një artikull të botuar në revistën franceze të udhëtimit “OK Voyage”, e cila sugjeron 10 vende për të vizituar në “Tokën e Shqiponjave”.
“Atraksionet që duhen vizitoni në Shqipëri nisin me kryeqytetin e gjallë dhe plot ngjyra të këtij vendi të bukur. Tirana ka arritur të modernizohet, ajo ofron një ndërthurje të historisë, argëtimit dhe gastronomisë. Nëse ju pëlqen kalërimi dhe minigolfi, Mali i Dajtit është vetëm një udhëtim me teleferik larg Tiranës, aty mund të shijoni pamjet mahnitëse të të gjithë qytetit”.
Revista franceze pjesë të sugjerimet e të saj për të vizituar në Shqipëri ka edhe bunkerët, si pjesë e historisë së errët komuniste. Por kush dëshiron të shijojë gjelbërim, duhet që të vizitojnë Pogradecin dhe liqenin e Ohrit, ku do të përjetoni qetësinë.
Dhe gjatë këtij udhëtimi nuk duhet të harrohet të vizitohet Lini, fshati i vogël mijëra vjeçar. Një vend që nuk duhet humbur është Berati. Qyteti mistik dhe i pacenuar, i Beratit na kthen pas në mesjetë, ndërsa kalaja e tij ofron pamje që të lënë pa frymë.
Nëse plazhet shqiptare po bëhen gjithnjë e më popullore, “Alpet Shqiptare” siç quhen fillimi i zinxhirit ballkanik, ofrojnë shtigje të shumta për të gjitha nivelet që të çojnë në peizazhe përrallore.
Në veçanti, revista franceze sugjeron të zbuloni parkun madhështor të Valbonës dhe Thethin. Këto dy parqe mund të bëhen duke lundruar me target në liqenin e bukur të Komanit.
Por ajo që është dhe më vlerësuese sipas revistës është kuzhina shqiptare, e cila është një ndërthurje e shumë shijeve mesdhetare. Ndërsa vlerëson mikpritjen e shqiptarëve dhe njohuritë e tyre në gjuhët e huaja.
Klan News
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...