E gjithë Shqipëria prej 24 orësh ndodhet nën “pushtetin” e shiut të rrëmbyeshëm, stuhive dhe shkarkesave elektrike.
Prej disa orësh për shkak të shiut të rrëmbyeshëm të gjitha rrugët e kryeqytetit janë përmbytur.
E njëjta situatë është gjendja edhe në qytetet e tjera.
Ndërkohë që në disa akse rrugore si në Malësinë e Madhe, në Librazhd, Shëngjin apo dhe në jug të vendit uji ka dalë mbi asfalt duke e vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimin e mjeteve. Një tjetër rrezik për qytetarët janë edhe shkarkesat e elektrike.
Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në Malësinë e Madhe një banorë, për shkak të rrufesë, pasi ka marrë djegie të shumta në trup.
Ndërsa sot në qytetin e Sarandës dhe në fshatin Metoq kanë rënë sërish rrufe, duke krijuar dëme të shumta materiale.
Sipas shërbimeve meteorologjike e njëjta situatë e keqe e motit pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte./abcnews/
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...