Në sheshet e Shqipërisë nuk janë vetëm studentët që prej tetë ditësh protestojnë kundër reformës në arsim.
Vala e protestave ka ngritur të gjithë shqiptarët “në këmbë”, pasi nga jugu në veri po protestohet pasditen e së martës.
Në Kurbin, qytetarët kanë bllokuar sot në shenjë proteste “Rrugën e Kombit” dhe kërkojnë ulje të taksave, ulje të çmimit të karburantit dhe të çmimit të energjisë elektrike.
Me pankarta në duar ata lëshojnë thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas korrespondenteve pjesa më e madhe e banorëve në protestë të cilët kanë veshur jelekët portokalli, janë familjarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla të zonës. Ata kanë shprehur shqetësimin se ndihen të rrezikuar për shkak të taksave të larta, shkruan Top Channel.
Ndërkohë protesta paralele po zhvillohen në Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier, Elbasan, Durrës dhe Dibër.
Aksi Korçë-Kapshticë është bllokuar dhe fermerët kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre, ndërsa edhe autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar në të dy krahët.
Qytetarët kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar akset kryesore të vendit, duke thirrur në kor: Rama ik!
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë