Shqipëria ka marrë titullin si “Vendi i Nderit 2025”, në Panairin e Turizmit në Berlin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”, është theksuar rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare.
Kryeministri shqiptar tha se ky është një promovim i mirë për vendin që edhe këtë vit sipas tij, pritet të ketë një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve
“Shqipëria ka pushtuar kopertinat e mediave botërore, me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”, ku theksohet rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare, një promovim shumë i mirë për vendin tonë që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...