Shqipëria do të marrë pjesë në panairin e turizmi në Berlin ku do të prezantohet tek operatorët e mëdhenj turistik në botë.
Panairi i turizmit në Berlin do të zhvillohet gjatë datave 5 deri më 7 mars, ku Shqipëria do të ketë stendën e saj të ofertave turistike në vend.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informoi gjithashtu se Shqipëria do të marrë edhe stafetën si vendi i nderit për zhvillimin e panairit të turizmit në 2025.
“Shqipëria Turistike bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, ku përmes një prezantimi dinjitoz gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025”, shkruan Rama.
Në janar të 2024 Shqipëria mori pjesë edhe në Panairin ndërkombëtar të turizmit ““FITUR 2024”, që i shërben promovimit të turizmit gjithëvjetor në vend.
Çdo vit ITB Berlin mirëpret rreth 10,000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone. Qytetet, operatorët turistikë, zhvilluesit e sistemeve të prenotimeve, linjat ajrore, hotelet dhe bizneset e tjera të lidhura me turizmin prezantojnë veten dhe shërbimet e tyre për të përthithur sa më shumë turistë./rtsh.al/
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju