Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli përgjatë ceremonisë së marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së.
“Jam besimplotë që rruga e shtruar nga kryesimi sllovak do shërbejë si referencë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij hyrëse.
Më tej shtoi:
“Kur OSBE-ja u themelua vite më parë, Shqipëria ishte e izoluar dhe refuzoi të bëhej pjesë. OSBE nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet, por pa të do kishim më shumë probleme. OSBE i ka dhënë shumë Shqipërisë në këto vite. Ndryshimi i Shqipërisë pa OSBE-në do të ishte i pamundur. OSBE-ja ka dëshmuar se mund të dislokohet në mjedise konflikte.Të promovojmë punën e organizatës tonë më pranë njerëzve. Kryesia shqiptarë do të bëjë gjithçka për zbatimin e Marrëveshjeve të Minsk-ut.”
Po kështu, Rama u shpreh:
“Do maksimizojmë aksionin në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një nga përparësitë është dhe siguria kibernetike.”
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...