Java që vjen do të gjejë laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” me një test të ri për diagnostikimin dhe vlerësimin e imunizimit ndaj COVID-19.
Lajmin e dha vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të laboratorit mikrobiologjik të QSUT-së ku do të kryhet testi i ri serologjik.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri”, deklaroi Manastirliu.
Laboratori është tashmë i ngritur dhe certifikuar për metodologjinë re, dhe bëhet e ditur se janë siguruar rreth 6 mijë teste.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE