Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngritur sot shqetësimin e numrit të lartë të azilkërkesve shqiptar në vender e Bashkimit Evropian.
Në një postim në Facebook, Meta ka cituar të dhëna nga Agjencia e BE-së për Azilin që tregojnë se 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e BE-së në 2021, duke e renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor për numrin e aplikimeve.
“Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm”, ka shtuar Meta.
Presidenti ka bërë thirrje për ndalje të shpopullimit duke “përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe duke rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje”.
“Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar evropiane, që të gjithë e dëshirojmë!”, ka thënë Meta./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...