‘Shqipëria Madhështore’ prezanton sot programin elektoral para Kuvendit Kombëtar të PD-së

14:31 | 12 Prill 2025
K.B

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të shpalosin ditën e sotme programin elektoral 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë.

Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se i pranishëm në shpalosjen e programit për Shqipërinë Madhështore do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se ditën e djeshme PD hapi fushatën elektorale në Sheshin Nënë Tereza në kryeqytet, ku i pranishëm krah Berishës ishte edhe strategu amerikan Chriss LaCivita.

“Në ora 17:00, me prezencën e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, Partia Demokratike dhe ASHM shpalosin programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar tek Pallati i Kongreseve, Tiranë”, thuhet në njoftimin e PD-së.