Deda: Kërkohen infermiere, logopedë, mami dhe teknikë
Krahas Tiranës, rajoni me përqendrimin më të madh të institucioneve shëndetësore publike, 6 bashki të tjera kanë nevoja më të mëdha për punonjës të shkencave mjekësore. Jeta Deda, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, thotë se nevojat në këto bashki janë për infermierë, logopedë, mami, teknikë imazherie dhe laborator.
“90 ose 120 vakanca në muaj në të gjithë vendin të cilat shpallen. Kemi Mirditën dhe Pukën, që i kemi me teknikë të shkencave mjekësore me vende të shpallura më shumë se vendet e tjera në mënyrë të vazhdueshme. Kemi rajonin e Vlorës, këtu flas për zonën e njësive vendore të kujdesit shëndetësor që përfshin Delvinën, Sarandën, Mallakastrën, Tepelenën po ashtu. Por Tirana mbetet hambari më i madh i vendeve vakante”, tha Jeta Deda, drejtoreshë e OSHKSH.
Përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” pritet të punësohen afro 1300 punonjës shëndetësie.
“Përmes kësaj thirrjeje numri maksimal që pritet të punësohet është 1300. Shtatë thirrje që kemi pasur që nga viti 2019 deri në thirrjen që jemi aktualisht që e kemi të hapur, flasim për mbi 6 mijë e 600 të punësuar teknikë të shkencave mjekësore në të gjithë vendin.”
Aplikimet e kandidatëve do të zgjasin deri më 12 shtator dhe më pas do të shqyrtohet dosja e aplikantëve, të cilët do t’i nënshtrohen testimit të informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, për t’u punësuar më pas në sistemin shëndetësor.
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...