Numri i shtetasve të huaj që kanë fituar lejen e qëndrimit në Shqipëri u rrit me 9.7 për qind vitin e kaluar.
Instituti i Statistikave raportoi se për vitin 2018 në Shqipëri rezultonin gjithsej 14 mijë e 162 shtetas të huaj me leje qëndrimi në vendin tonë nga 12 mijë e 900 vetë që ishin në 2017-ën.
Por prej nga vijnë pjesa më e madhe e të huajve që duan të marrin lejen e qëndrimit në Shqipëri? Sipas INSTAT, në total gjatë vitit të kaluar pati mbi 9 mijë aplikime nga të huajt për të marrë lejen e qëndrimit në Shqipëri.
Në vendin e parë janë janë iranianët ose më saktë komuniteti muxhahedin në opozitë me regjimin e Iranit, të ardhur në Shqipëri pas një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.
Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri aplikuan për leje qëndrimit 2223 shtetas iranian. Pas tyre në vendin e dytë, renditen italianët me 1709 aplikime për leje qëndrimi dhe në vendin e tretë vijnë kosovarët me 996 shtetas aplikime.
Turqit dhe amerikanët zunë vendin e katër dhe të pestë respektivisht me 875 dhe 350 aplikime për leje qëndrimi, ndërsa pjesa e mbetur vijnë nga shtete të tjera.
Sipas INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka ardhur në rritje nga viti në vit, por sërish kjo kategori përbën vetëm 0.5 për qind të popullsisë rezidente në vend. /TCH/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...