Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Burgjeve dhe Kombeve të Bashkuara në Evropë janë 1.5 milionë njerëz në burg. Sipas këtij raporti 600 mijë janë në Rusi.
Shqipëria, sipas të dhënave, ka 5.447 të burgosur, që përbëjnë rreth 0.2% të popullsisë, e barabartë në normë me Poloninë dhe Sllovakinë. Serbia, një tjetër shtet i rajonit, ka normë më të ulët të të burgosurve ndaj totalit të popullsisë, me rreth 10 mijë të burgosur, por me normë 0.11%. Edhe Maqedonia e ka normën më të ulët se Shqipëria, me rreth 3 mijë të burgosur dhe normë 0.15%, shkruan ‘monitor’.
Në krye të listës me normë të lartë qëndron Rusia, me 609,485 (0.42% të popullsisë). Bjellorusia pasohet nga 29,776 (0.31% e popullsisë) dhe Turqia e tretë me 229,790 të burgosur (0.28% të popullsisë së përgjithshme). Lituania (6,616 – 0,23%) dhe Letonia (4,243 – 0,22%) po kompletojnë pesë vendet e para në Evropë me normë më të lartë, përcjell albinfo.ch.
Islanda (131 – 0.04%), Qipro (654 – 0.06%) dhe Suedia (5.630 – 0.06%) janë në pozitën më të mirë sa i përket numrit të së burgosurve ndaj totalit të popullsisë.
Zvicra ka 6 912 të burgosur apo vetëm 0.08 % të popullsisë, aq sa Gjermania, Irlanda dhe Kroacia.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...