Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të jetuar. Në listë, sipas një raporti që e transmeton ‘Dita’, vjen më pas Australia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania dhe Irlanda. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundi një studim.
Për sa i përket vendeve të Ballkanit, Kroacia është e para, ndërsa në botë renditet e 47-ta, e ndjekur nga Maqedonia, e cila renditet në vendin e 81, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina në vendin e 85.
Sipas raportit të OKB-së, në mesin 20 vendet më të mira për të jetuar, 11 prej tyre janë në Evropë dhe 4 në Azi.
Vendet më të këqija në botë për të jetuar sigurisht shumica janë në Afrikë, si Nigeria, Eritrea, Çadi, Burundi, Burkina Faso, Guinea, Sierra Leone, Mozambik dhe Mali.
Këto rezultatet e raportit janë llogaritur bazuar në faktorë të tillë si varfëria, arsimimi, jetëgjatësia dhe faktorë të tjerë.
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit