Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dënuar sot sulmin sulmin “terrorist” në Izrael, ku pesë persona humbën jetën dje në mbrëmje vonë nga të shtënat në qytetin Bnei Brak, pranë Tel Avivit.
Xhaçka reagoi në një postim në Twitter duke theksuar se “Shqipëria dënon ashpër sulmin barbar në Izrael”.
“Ne qëndrojmë pranë Izraelit kundër këtyre sulmeve të tmerrshme terroriste. Vrasja e njerëzve të pafajshëm nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave”, tha Xhaçka.
“Ne inkurajojmë dhe mbështesim çdo hap drejt një procesi gjithëpërfshirës paqeje në Lindjen e Mesme”, nënvizoi ministrja Xhaçka.
Pesë persona humbën jetën dje në mbrëmje vonë nga të shtënat në qytetin izraelit Bnei Brak. Në incidentin e tretë të këtij lloji brenda një jave, një person hapi zjarr mbi kalimtarët.
Sulmuesi u qëllua më pas nga policia. Autori ishte një palestinez nga Bregu Perëndimor, i pushtuar prej izraelitëve, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. /arbresh.info/
1/2 Albania ?? strongly condemns the barbaric attack in #Israel. We stand by ?? against these heinous terror attacks. Killing innocent people can never be the answer. Our thoughts & prayers go to the families of the victims.
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) March 30, 2022
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...