Europol, agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Europian publikoi raportin strategjik mbi fuqizimin e grupeve kriminale përmes trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Ashtu si në çdo raport të viteve të fundit, Shqipëria renditet si burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në vendet e Bashkimit Europian.
Në raportin e Europol thuhet së në tërësi grupet kriminale arrijnë të gjenerojnë 24 miliardë euro në vit, vetëm nga trafiku i kanabisit, kokainës dhe heroinës.
Në raport evidentohet si shqetësim edhe futja në treg e disa llojeve të reja të drograve, kryesisht sintetike dhe tepër të rrezikshme. Problem sipas Europol mbetet pastrimi i parave nga grupet kriminale dhe vështirësia e autoriteteve për ti konfiskuar pasuritë. Po sipas raportit vetëm 1 % e parave të gjeneruara arrin të konfiskohet nga organet ligjzbatuese.
Në disa raste ka grupe kriminale që përveç trafikut të drogës janë të edhe lidhura me terrorizmin ndërsa Europol synon që brenda vitit 2020 në bashkëpunim me gjithë vendet të goditet prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike./tch/
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...