Ministri i deritanishëm i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka dorëzuar detyrën ministres së re të Kulturës e Turizmit, Saranda Bogujevcit, dhe ministrit të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.
“Jam i bindur se përvoja, përkushtimi dhe vizioni i tyre do të jenë shtysë e re për zhvillimin e mëtejmë të sportit, kulturës dhe turizmit në vendin tonë. Këto fusha janë themel i identitetit dhe energjisë sonë shoqërore dhe meritojnë angazhim të pandërprerë”, ka shkruar ai.
Çeku më tej ka falënderuar artistët, sportistët, punëtorët kulturorë, federatat, organizatat e stafin e MKRS-së për bashkëpunimin e përbashkët.
Hajrulla Çeku udhëheqi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në Qeverinë ‘Kurti 3’ ajo u transformua në Ministri të Kulturës e Turizmit dhe Ministri të Sportit dhe Rinisë.
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C