Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s. Me 194 vende anëtare UNESCO-ja mbron 1223 pasuri botërore të paçmueshme, dëshmi e jetës dhe aktivitetit njerëzor ndër shekuj.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) synon të inkurajojë identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në mbarë botën. Konventa e vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore vlerësoi se disa vende në Tokë janë me “vlerë të jashtëzakonshme universale” dhe duhet të jenë pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.
Ajo që e bën konceptin e Trashëgimisë Botërore të jashtëzakonshme është zbatimi i tij universal. Pasuritë e mbrojtura nga UNESCO u përkasin të gjithë popujve të botës, pavarësisht nga territori në të cilin ndodhen.
Në listën e trashëgimisë botërore të kësaj organizate bëjnë pjesë 9 pasuri materiale e shpirtërore shqiptare, që në ansambël përfaqësojnë sharmin e kulturës dhe të natyrës shqiptare.
Në mesin e pasurive shqiptare të regjistruara në kujtesën botërore bëjnë pjesë: Butrinti, për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake; qyteti i një mbi një dritareve, Berati, për hir të vlerave arkitekturore; qyteti i gurtë i Gjirokastrës. Këto janë qendra historike të trashëgimisë së përbotshme të UNESCO-s, ku figurojnë gjithashtu edhe Liqeni i Ohrit si dhe Pyjet e Lashta të Ahut (Rrajca dhe Lumi i Gashit). Në listën e trashëgimisë botërore janë të përfshira gjithashtu edhe isopolifonia shqiptare, xhubleta, Kodiku i Purpurt i Beratit dhe transhumanca, siç njihet ndryshe tradita e shtegtimit të bagëtive./atsh
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...