Opozita e bashkuar në Shqipëri sot do të zhvillojë protestën e 8 kombëtare, përmes së cilës do të përsëriten dy kërkesat kryesore, ajo e largimit të kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Mediat shqiptare raportuan se protesta që nis në orën 19:00 pritet të zgjasë deri në mesnatë, njëjtë sikurse protestat e fundit, edhe pse policia i ka dhënë leje Partisë Demokratike që protestat të mbahet deri në ora 21:00.
Rreth 1300 punonjës policie do të jenë të angazhuar për të mirëmbajtur rendin në protestë.
Edhe në këtë protestë skenari pritet të jetë i njëjtë. Qytetarët do të tubohen fillimisht në ambientet te Kryeministria dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit.
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...