Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës, ka zbuluar një rast të mashtrimit të kërkimit të ndihmës përmes “Instagramit”.
Një 55-vjeçar u arrestua, e dy persona të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Sipas policisë, Artur Karati, banues në Përmet me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë dhe ka përfituar shuma parash nga persona të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për shërimin e të miturit.
Në sajë të hetimeve, ka rezultuar se në llogarinë bankare të vendosur prej 55-vjeçarit janë kryer 117 transaksione bankare nga shtetas të ndryshëm shqiptarë, të cilët janë mashtruar, raporton A2 CNN
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...