Betohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ilir Proda ka marrë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
“Ju falënderoj për besimin që më është dhënë për të ushtruar këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese garantoj që do të jenë të bazuara mbi performancën dhe integritetin asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë për këtë jap garanci maksimale”, është shprehur Proda.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa ka prezantuar kryepolicin Ilir Proda, theksoi se tashmë hapet një kapitull i ri në rrugën e Policisë së Shtetit.
“Kaluam sot stafetën e drejtimit të Policisë së Shtetit tek Ilir Proda, një oficer karriere, i cili ka gjithë mbështetjen e Qeverisë, timen si Ministër i Brendshëm dhe gjithë strukturave për t’i çuar para arritjet e deritanishme të trupës me uniformë, duke prodhuar më shumë siguri për qytetarët tanë.”, u shpreh Hoxha.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...