Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 69 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë një person ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 133.981.
Gjatë orëve të fundit po ashtu është regjistruar një vdekje, duke e rritur numrin e të vdekurve në 2.460.
Gjithashtu janë shëruar edhe 21 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.439, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 1.082.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.046 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 932.991 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Ndërkohë në vend vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të këtij procesi janë administruar në total 1.259.952 doza të vaksinës ndaj COVID-19 dhe prej tyre 553.482 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë