Nga sot rriten me 2.8% pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet dhe ato familjare.
Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë përcakton se nga ky indeksim përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 prill e në vazhdim me kusht që data e fillimit të pensioni të jetë data 31 mars i këtij viti.
Sipas këtij vendimi, rritje do të ketë për të gjitha kategoritë, për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi.
Gjithashtu, rritje do të ketë për kategoritë e pensioneve të fshatit; pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetërore apo shtesat e pensionit të posaçëm shtetëror.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën e 2. 4 miliardë lekë. /ATSH/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...