Ditët e para të kësaj jave janë parashikuar që të jenë me reshje shiu, duke përbërë kështu një lajm të pakëndshëm për pushuesit.
Meteoalb njofton se fillimi i javës, sidomos e marta, do të dominohet nga vranësirat dhe në disa zona pritet të ketë dhe reshje shiu.
Situata do të përmirësohet në pjesën e dytë të kësaj jave, ku moti pritet të jetë i kthjellët dhe temperaturat të pësojnë rritje deri në vlerën 36 gradë Celsius.
“Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.
Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuasje në të gjithë vendin.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës, por sërish fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C”, – njofton Meteoalb. /albeu.com
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...