Protesta e studentëve vazhdon para godinës së Ministrisë së Arsimit prej rreth 5 orësh dhe nëpërmjet deklaratave, thirrjeve në kor dhe pankartave, ata kanë treguar se nuk do të ndalin “revoltën” e tyre përballë sistemit.
Duke qenë se protesta nuk ka organizatorë apo drejtues të mirëfilltë, kërkesat e tyre janë shtuar në numër, pasi studentët e çdo fakulteti përpiqen të ngrejnë kauzat e tyre.
Përveç 8 kërkesave primare që ia kanë drejtuar ministres Lindita Nikolla, e për të cilat thonë se mund të hyjnë edhe në grevë urie, studentët sot kanë kërkuar edhe “Vetting për pedagogët”, madje duke nxjerrë një listë me emra të atyre që kërkojnë ryshfet në këmbim të provimeve.
Në një moment gjatë protestës, ministrja e Arsimit ka dalë nga zyra e saj duke tentuar të hyjë në mes të turmës, e shoqëruar nga disa bodigardë dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, por është pritur me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka ka bërë që të tërhiqet sërish brenda godinës për të shmangur tensionin dhe përplasjet, shkruan Top Channel.
Rënie e lindjeve në Kosovë gjatë tetorit 2025
Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë, 158 raste vetëm në ...
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...
Sulm me thikë në Moskë/ I mituri vret një bashkëmoshatar dhe...
Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë në Brazil