Në kuadër të përshkallëzimit të masave mbrojtëse nga COVID-19, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton kufizimin e mëtejshëm të veprimtarisë institucionale dhe dërgimin e punonjësve në shtëpi deri në një njoftim të dytë zyrtar.
Duke filluar nga data 13 mars 2020, veprimtaria e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik zyrtar.
Gjithashtu, duke filluar nga data 13 mars 2020, pezullohen afatet për të gjitha vendimet dhe seancat dëgjimore për subjektet e rivlerësimit të publikuara për tu zhvilluar, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë zyrtar./tch/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...