24 ditë nga data e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, KQZ nuk ia doli të miratoje as sot fletën e votimit.
Organi kryesor i administrimit të zgjedhjeve duket se ka mbetur në procedura. I vetmi rezultat në mbledhjen e sotme që nisi me tri orë vonesë ishte që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi çoi në tryezën e Komisionit Rregullator vetëm një opsion flete votimi, e cila parashikon që krahas subjekteve zgjedhore te përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.
Por, sërish debati u përqendrua, se cili organ është përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimi e fletës së votimit.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e debatit të partive politike, ndryshe nga një ditë me parë ndërkohë kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano, lajmëroi se organi që ajo drejton shpall unanimisht mos kompetencën duke mos dhënë më shumë detaje, transmeton tch.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste Eridian Salianj, i cili kërkoi që rregullatori të mos e shqyrtonte projekt-aktin për fletën e votimit.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë