Shqipëri: 8 viktima dhe 562 raste të reja me COVID-19

17:06 | 10 Janar 2021

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi se 8 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 2997 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 562 persona.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Hasi, të moshave 72-86 vjeç.

Lajmet më të lexuara