Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur mbrëmjen e sotme se një 85-vjeçare nga Shkodra ka fituar betejën me coronavirusin.
Ministrja shprehet se “nënë Limja, e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndroqi”, ja ka dalë të shërohet.
“Nënë Limja, 85 vjeçe nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga COVID-19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit COVID 2”, thekson Mnastirliu.
85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes së saj.
Gjithashtu, ministrja thekson se 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, ku që nga fillimi i epidemisë janë shëruar 605 pacientë.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë