Gjykata e Lartë zbardh analizën 3 mujore të vitit 2019 për gjendjen e dosjeve gjyqësore. Në njoftim thuhet se në kjo gjykatë, ndonëse me vetëm 3 gjyqtarë, vazhdon shqyrtimin e dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit.
Por për shkak të mungesës të gjyqtarëve, gjykata e lartë i ka dhënë përparësi shqyrtimit të çështjeve më urgjente me natyrë civile, administrative e penale. Ndërkaq edhe 9 këshilltarët e mbetur, vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Në këtë gjykatë, numri i dosjeve të regjistruara gjatë 3 mujorit të parë të 2019 është rreth 31 mijë, prej të cilave 16 dosje janë civile, 10 mijë janë administrative dhe 5 mijë dosje janë penale. /abcnews.al
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C