Në Shqipëri, janë ende 10 qytete me raste aktive të koronavirusit. Tirana dhe Durrësi mbetën zonat me numrin më të lartë ku dhe gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pati respektivisht 5 dhe 3 të prekur të rinj, ndërsa një tjetër u regjistrua në Shkodër.
Deri më tani janë 998 raste pozitiv me COVID 19, të konfirmuara që nga nisja e epidemisë në 9 mars. Afro 79 përqind e tyre, ose 789 persona rezultojnë të shëruar. Në spitalin Infektiv të Tiranës, numri i pacientëve mbetet në nivele të ulëta, vetëm 15 të shtruar nga të cilët 4 janë në terapi intensive.
Mbrëmë u shënua ndërkohë një tjetër vdekje, duke e çuar në 32 numrin e viktimave. Një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë, humbi jetën. Sipas autoriteteve, gruaja vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit. Rasti i fundit i vdekjes së një personi të prekur nga koronavirusi ishte regjistruar më 29 prill. /VoA
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?