Operacion për shpëtimin e një të moshuare në Durrës.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë mbrëmjen e së mërkurës në një apartament në bulevardin ”Dyrrah” të qytetit bregdetar.
Fqinjët e një të moshuare kanë dhënë alarmin pasi gruaja nuk u përgjigjej dhe dera e saj ishte e mbyllur.
Fqinjët kanë njoftuar policinë dhe për të hyrë në apartamentin e saj në katin e katërt të një pallati kanë ndërhyrë zjarrfikësit nga jashtë, transmeton tch.
Hyrja në banesë është bërë përmes njërës nga dritaret dhe zjarrfikësit e kanë gjetur të shtrirë në dysheme.
Gruaja ka pasur probleme shëndetësore dhe jetonte vetëm. Menjëherë është thirrur autoambulanca dhe e moshuara është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?