Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë, ku një person ka mbetur i djegur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lalm i Ri”, të qytetit të Lezhës, ku ë kuzhinën e banesës private të 70-vjeçarit M.B., banues në Lezhë, ka shpërthyer në flakë soba e gazit, ku si pasojë ka marrë djegie të shumtë në fytyrë I moshuari.
Nga shpërthimi i madh, mësohet se janë thyer xhamat dhe është dëmtuar kuzhina e tij, ndërsa I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me ngjarjen, policia bën me dije se ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje./lapsi.al
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...