Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në Gjirokastër të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur orët e mesditës në një pallat 9-katësh në lagjen “18 Shtatori”.
Sipas dëshmimtarëve okularë, rreth orës 13.30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit bombola që shpërtheu ka rënë nga lartësia e tarracës e ka përfunduar në trotuarin poshtë pallatit.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”./tch
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar