Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga katër të rinj që shpërndanin lëndë narkotike kanabis.
“Blutë” kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikadat”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3.
Shpërndanin lëndë narkotike kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Barrikadat”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit 22 vjeç, , 22 vjeç, , 22 vjeç, dhe , 20 vjeç, banues në Tiranë.
Në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik të tyre iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.
Nga hetimet ka rezultuar se 4 shtetasit, pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulebardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje