Tregu i lodrave të fëmijëve zë një vend të rëndësishëm në buxhetin e familjeve në Shqipëri, të cilët gjatë festave të fundvitit shpenzojnë më shumë. E lidhur me plotësimin e dëshirave dhe kënaqësinë e fëmijëve, lodrat e sjella këtë vit kushtojnë 13.6 milionë euro.
Të dhënat e nxjerra nga doganat atje tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor, janë importuar dy tonë lodra, dhe sasia më e madhe e tyre blihet dhe shpërndahet këtë muaj, si pjesë e traditës së festave për të bërë dhurata.
Por, cilat janë shtetet që furnizojnë tregun e lodrave në Shqipëri?
Peshën më të madhe e zë Kina, me 45% të sasisë dhe vlerës së mallit, ndjekur nga Greqia dhe Italia. Më tej tregu, hapet edhe në 45 shtete të tjera që furnizojnë me lodra Shqipërinë, ku peshë të konsiderueshme zënë edhe importet nga Turqia, Serbia e Sllovenia. /euronews.al
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...