Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës së NATO-s, sonte në filarmoninë shtetërore orkestrat ushtarake të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Sllovenisë do të mbajnë koncert të përbashkët.
Dirigjentë të koncertit të përbashkët të orkestrave ushtarake do të jetë major Goran Ilijevski nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut, Konstatinos Konstantinopolous nga Greqia, nënkolonel Alosha Deferi nga Republika e Sllovenisë, Sara Marinesku nga Mbretëria e Bashkuar dhe major Randal Bartel nga ShBA-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska do ta hap ekspozitën “70 vjet nga themelimi i NATO-s dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtarja e 30-të e Aleancës” ku do të promovohet pulla postare me rastin e jubileut të NATO-s.
Pas ekspozitës muzeore do të mbahet edhe Panel – diskutim me temë “70 vjet NATO – sukses i cili i referohet gatishmërisë për ndryshime”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Fondacionit Fridrih Ebert.
Në panel diskutim do të marrë pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, gjenerali Stjuard Skejts, zëvendëskomandant i NATO-s – Komanda Brunsum, gjeneralët e pensionuar Ilija Nikollovski dhe Mirosllav Stojanovski, nënkoloneli Zoran Jankoviq, shef i NATO-s zyra për lidhje në Shkup, drejtoresha e Fes, Eva Elerajt dhe profesoresha Lidija Georgieva.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...