Një 37-vjeçar shqiptar në Greqi u plagos aksidentalisht me thikë nga shoku itij.
Mediat në Greqi thonë se dy shokët kishin dalë për gjueti, por diçka ka shkuar gabim. Sipas policisë greke 37-vjeçari është goditur nga miku i tij me thikë në rrethana ende të paqarta.
Dy shqiptarët kanë lidhje të ngushta miqësie, por kur shkuan për të gjuajtur nuk morën asnjë masë vetëmbrojtjeje dhe nuk mbanin jelekë të verdhë për të ndihmuar në shënjimin e tyre.
Në kontrollet e para të policisë, 45-vjeçari, raportohet se ka qëlluar gabimisht shqiptarin. Ky i fundit paralajmëroi policinë dhe për shkak të terrenit malor u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
37-vjeçari ndodhet në Spitalin e Volos dhe ndodhet në gjendje kritike, ndërsa 45-vjeçari u arrestua nga oficerët e policisë./oranews.tv/
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...