Tirana ka marrë situatën në dorë tashmë prej 3 ditësh dhe ka nisur protestat kundër arrestimit të protestuesve kuksianë.
Në mesin e protestuesve te Drejtoria e Policisë Tiranë ishte edhe shkrimtari Agim Doçi.
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, në TVSH, Doçi ka komentuar pjesëmarrjen e tij në këtë protestë.
“Arsyeja që shkova në protestë është që 8 vjet kam qenë banor i Kukësit të vjetër. Para se të bëhesha poet, jam nip Kolonje dhe djalë Mirdite, kam më shumë dekorata se sa mend. Unë e ngrita traun në këtë studio dhe do flas pa doganë në mënyrë që të lehtësohen edhe organet e drejtësisë, të policisë, të prokurorisë dhe të gjykatës.
Tetë vjet si sh-banor i Kukësit deklaroj, nuk ka më qytetarë fisnikë se sa kuksianët edha hasjanët”, ka pohuar Doçi.
“Protestuesit i provokoi policia, prandaj kishte dhune. Në kabina kishte edhe bidona 20 litërsh me benzinë. S’kam parë policë më pa nishan. Etnopsiqika e malësorëve nuk e duron rrahjen. Fatmir Xhafaj nuk mund ‘ti bëjë malësorët kukurec”, ka deklaruar Doçi.
Nga ana tjeter, ai bëri edhe një batutë duke thënë se nuk e vetmja gjë që i frikësohej është zinxhiri i pantallonave dhe jo prangat e policisë. /albeu.com
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...
“Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Mu...
Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, qytetares i vidhen mi...
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Moti i keq në Shqipëri, Rama: Ekipet e angazhuara në terren
48 aksidente trafiku e mbi 1300 gjoba të shqiptuara gjatë nj...