Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Milot.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe Rudina Haka, 34-vjeçarja e cila u raportua si e plagosur. Njoftimi është bërë me dije nga vetë familjarët. Ata kanë shpallur njoftimin e vdekjes.
Kujtojmë se në aksidentin tragjik mbetën të vdekur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve u pre në mës dy ditë pasi ata kishin festuar fejesën. Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç. /vizionplus
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...