Shkon në dy numri i viktimave shqiptare të identifikuara në Genova të Italisë, pas rënies së urës në Genova.
Përvec viktimës së parë Marjus Djarri rreth të 20-ve ka ndërruar jetë edhe Edi Bokrina 30 vjeç, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptarët po udhëtonin me makinë për të shkuar në punë në Rapallo, por rrugëtimi i tyre u ndërpre në mes. Qytetarë shqiptarë që u ndodhën pranë vendngjarjes, kanë thënë gjithashtu për tvklan.al se kishin dëgjuar që ekipet e emergjencës të përmendnin një shqiptar me emrin Edi, që dyshohet të ketë humbur jetën. Zyrtarisht nuk është konfirmuar ende.
Tvklan.al komunikoi me Ambasadën e Shqipërisë në Itali, të cilët deklaruan se janë në dijeni të këtyre informacioneve të përcjella nga mediat, por nuk kanë ende asnjë të dhënë zyrtare nga autoritetet italiane. Sipas stafit tonë diplomatik në shtetin fqinj, janë në pritje të të dhënave zyrtare nga Policia Italiane për shqiptarët e prekur nga tragjedia në Xhenova. Sapo të kenë informacion zyrtar, do të njoftohen paraprakisht familjarët e viktimave dhe më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Sipas raporteve zyrtare të deritanishme, 35 persona kanë humbur jetën nga kjo tragjedi, mes të cilëve 3 fëmijë.
Një familje e tërë u shua në këtë aksident. Roberto Robbiano, bashkëshortja e tij Ersilia dhe Samueli i tyre i vogël 7-vjeçar. Disa të tjerë janë të plagosur dhe të zhdukur. Ekipet e emergjencës vazhdojnë të kërkojnë nën rrënojat e urës për të gjetur të zhdukurit.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...