Policia e Shkodrës ka sekuestruar 31 kg kanabis në pikën kufitare të Muriqanit. Në dalje të Shqipërisë, në automjetin tip “Volsvagen” me targa AA 513 PM, janë gjetur 31 kg kanabis sativa. Droga ishte fshehur në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit.
Menjëherë është njoftuar policia e Shkodrës, e cila sapo ka mbërritur në vendin e ngjarje ka vënë në pranga shoferin e mjetit, 38-vjeçarin Manush Teqja, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE.Materialet procedurale do t’i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikim i narkotikëve”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...