Një 42-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëmbatjes pa leje, pasi ka hapur zjarr brenda një konflikti.
Nga sa raportohet Arjan Gjeta, pas një konflikti për motive të dobëta me 26-vjeçarin E.P. 2, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në lokal ku ndodheshin edhe klientë te tjerë dhe është larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së mërkurës në një lokal në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilët bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 42-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./TCH
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...