Banka e Shqipërisë ka hequr 83 licenca dhe ka vendosur 200 masa administrative në vitin 2025 ndaj pikave të këmbimit valutor. Vendimet janë marrë pasi BSH ka konstatuar shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave.
Gjatë vitit 2025 janë licencuar 33 zyra të reja këmbimi valutor ndërsa të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se vitin e kaluar në treg operonin 592 zyra dhe në disa prej tyre janë kryer inspektime, të cilat kanë përfshirë jo vetëm verifikimin e përputhshmërisë me rregulloret, por edhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga kontrollet e mëparshme.
Revokimi i një numri të konsiderueshëm licencash dhe vendosja e masave administrative sugjerojnë se një pjesë e operatorëve nuk kanë përmbushur standardet e kërkuara.
Zyrat e këmbimit valutor konsiderohen tradicionalisht si subjekte me risk të lartë në raportet e organizmave ndërkombëtarë, për shkak të natyrës së aktivitetit të tyre, transaksione të shpejta, shpesh në cash dhe me mundësi të kufizuar gjurmimi krahasuar me sistemin bankar.
Për këtë arsye, standardet për identifikimin e klientit, raportimin e transaksioneve të dyshimta dhe mbajtjen e dokumentacionit janë thelbësore./euronews
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...