Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj u shkarkua nga Komisioni i Posacem i Apelimit këtë të mërkurë.
Komisioneri publik kërkoi më herët shkarkimin e saj nga detyra edhe në bazë të rekomandimit të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në vazhdën e zbatimit të vetinugut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si pjesë e reformës në drejtësi.
Sipas komisionerit, prokuroja Imeraj ka probleme në të tre komponentët e vlerësimit: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Në një komunikim me gazetarët menjëherë pas publikimit të vendimit, Imeraj e krahasoi vendimin e sotëm të drejtësisë me dënimet në kohën e komunizmit për agjitacion e propagandë.
Ajo e cilësoi vendimin e KPA-së në kundërshtim me ligjin.
“Në 1974 në Tropojë sigurimi i shtetit burgosi një mësuese për agjitacion dhe propagandë, përmes dëshmitarëve të rremë. Edhe në atë kohë, edhe pse vuajti dënimin, ajo arriti të merrte drejtësinë. Nëse reforma në drejtësi ka shëmbëlltyrë kohën e komunizmit atëherë po, Elisabeta Imeraj e meriton të shkarkohet”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës. /Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...