Makinës me të cilën po udhëtonin katër persona, dy prej të cilëve humbën jetën mbrëmë në autostradë në Mamurras fillimisht i ra njëra nga gomat.
Mjeti tip Volksëagen ishte me shpejtësi dhe për pasojë, kur pësoi defektin ka vazhduar dhe 100 metra të tjera, derisa në fund u përplas keq.
Të katër personat që udhëtonin në të u dërguan në Spitalin e Traumes në Tiranë, por drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Erald Uzuni, dhe njëri nga pasagjerët 21-vjeçari, Klodian Vladi, të dy banues në Tiranë, ndërruar jetë.
Njëri nga të plagosurit gjatë natës, sipas mjekëve, është rënduar, kurse i plagosuri i dytë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Makina po udhëtonte në drejtim të Tiranës dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s