Shirat e rënë ditën e sotme në Tiranë pavarësisht se në sasi të pakët, kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në afërsi të Tiranës.
Nga fotot e siguruara nga Albeu.com vihet re se në mbikalimin për tek City Park, reshjet e shiut kanë sjellë përmbytjen e rrugës duke penguar qarkullimin.
Uji i grumbulluar në këtë segment ka bllokuar një makinë e cila mësohet se gjendet e fikur.
Nuk është hera e parë që në këtë aks paraqiten probleme të tilla pasi shoferët e automjetëve e dinë shumë mirë që mjaftojnë disa minuta shi për të bllokuar këtë segment rruge. /albeu.com/

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...